Edhe një fitore e Kosovës

Basketboll

Edhe një fitore e Kosovës

Më: 17 gusht 2016 Në ora: 18:00
Përfaqësuesja e Kosovës

Edhe një fitore e Përfaqësueses së Kosovës, e cila mundi seleksionin e lojtarëve të NCAA – Athletes in Action, me rezultat 88:81. Në këtë ndeshje, ekipi ynë u paraqit me njëmbëdhjetë lojtarë vendorë, dhjetë prej të cilëve u aktivizuan në lojë.  Përzgjedhësi Arben Krasniqi vendosi të mos e aktivizojë në lojë Dardan Berishën, i cili mori në goditje dhe lëndim të lehtë në ndeshjen ndaj kundërshtarit më të fortë të këtij turneu – universitetit Kansas State. Inkurajues është rikthimi i Mirza Ahmetbashiqit aktivizimi i të gjithë lojtarëve tjerë, nga të cilët lojën më të mirë e tregoi Leonard Mekaj, i cili shënoi 20 pikë, 4 kërcime, 4 asistime dhe 3 topa të vjedhur për vetëm njëzetë minuta lojë, ndërsa pikë të dyfishta shënuan edhe Granit Rugova (18), Drilon Hajrizi (12), Yll Kaçaniku (11) dhe Gazmend Sinani (10).

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat