Thaçi: Rikthimi i Majlindës në Kosovë, rikthim i shpresës dhe motiv për të rinjtë

Kosova

Thaçi: Rikthimi i Majlindës në Kosovë, rikthim i shpresës dhe motiv për të rinjtë

Më: 14 gusht 2016 Në ora: 21:05
Majlinda Kelmendi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se rikthimi në Kosovë i kampiones olimpike, Majlinda Kelmendi, është "rikthim i shpresës dhe motiv për të rinjtë tanë që të vazhdojnë ëndërrat e tyre".

"Majlinda shkoi në Rio si kampione, e sonte u kthy në atdhe si një ndër yjet më të popullarizuara Olimpike", ka shkruar Thaçi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

"Majlinda erdhi e artë. Rikthimi i saj në Kosovë është rikthim i shpresës dhe motiv për të rinjtë tanë që të vazhdojnë ëndërrat e tyre", ka shkruar presidenti në rrjetin social.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat