Kanë humbur një të afërm, ja si i kujtojnë! (Foto)

Mediale Vip

Kanë humbur një të afërm, ja si i kujtojnë! (Foto)

Nga: Maksim Gjokaj Më: 20 qershor 2016 Në ora: 17:15
Ilustrim

Kur ata i shohim në ekran, nëpër klipe, apo qoftë edhe në rrjetet sociale, ne krijojmë përshtypjen se fati për ta ka qenë gjithmonë i madh, dhe u ka dhënë gjithçka në jetë. Por jo gjithmonë ka qenë kështu, nganjëherë fatkeqësia ka trokitur na jetën e tyre, ndoshta duke ju marrë personin më të dashur të zemrës. Por megjithëse jeta e tyre përcillet nga mediat pasi kanë pranuar të jenë personazhë publikë, ata kurrë nuk dorëzohen, madje suksesin e tyre ia dedikojnë pikërisht këtij personi që nuk kanë mundësi ta prekin e ta dëgjojnë më, vetëm ta përshkruajnë e ta kujtojnë gjithmonë.

E nisim me këngëtaren e njohur, Nora Istrefi, e cila i ka kushtuar një postim në rrjetet sociale babait të saj të ndjerë, në 12 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta ku pak kohë më parë shkruante kështu: "Sot 12 vite pa ty Babi im i dashur. Më mungon çdo ditë. Ti ishe shembulli i një babai. See you in the afterlife zemër". Kështu shkruante këngëtarja Istrefi në Instagram, duke kujtuar babain e ndjerë, e duke prekur shumë të gjithë ndjekësit e saj.

Ndërsa një tjetër artiste e njohur ia ka dedikuar jo një këngë por dy babait të saj. Babai i ndjerë i këngëtares Leonora Jakupi, i vrarë në luftë, e ka lënë me zemër të thyer dhe këtë e ka thënë disa herë vetë këngëtarja. Ai ishte frymëzim për këngët e saj patriotike. Edhe "A vritet pafajësia" është një dedikim për luftën, për të atin, por edhe kënga “Babait tim” ku artistja shpesh herë e kujton dhe mallëngjehet nga mungesa e tij.

Edhe personazhi i njohur Valer Kolnikaj kujton gjithmonë vëllanë, ja se çfarë kishte shkruar ai kohë më parë për në kujtim të tij:
“Kur një njeri i dashur të ikën nga kjo jetë, një pjesë e zemrës të mbetet gjithmonë e shkretë Sado lumturi të kesh në ditët e vitet që kalon, prapë vendi i tij e gjithçka mbetet aty, në TY.
18 vite nga dita që ti nga ëngjëll i kësaj toke u bëre ëngjëll i parajsës, por gjithmonë bashkë vëllai im Valentin.
Një tjetër artiste shpesh herë na mallëngjen me shkrimet e saja. Kjo është Valbona Mema ku kanë kaluar më shumë se 14 vite nga humbja e bashkëshortit të saj të ndjerë por për këngëtaren e dashur për publikun shqiptar,Sokoli do të mbetet gjithnjë dashuria e saj.
Ja si e kujtonte pak javë më parë Valbona në ditëlindjen e tij duke prekur zemrat e të gjithëve me fjalët e ndjera. “Sa të rroj do të kujtoj. Je në zemrën time dhe do mbetesh dashuria e jetës time.18 Maj.. ditëlindja jote ... Sokol”, shkruan këngëtarja.
Valbona që pas ikjes së të shoqit, të gjithë vëmendjen ia ka dhënë dy fëmijëve, vajzës dhe djalit, për të cilët thotë se i ka si dritën e syve.

E humbja dhe ndarja nga jeta në moshë shumë të re dhe në kulmin e karrierës së tij të kantautorit Dr. Flori preku të gjithë, sidomos kolegët dhe artistët. Një nga miqtë e ngushtë dhe si vëlla ishte për të Ermal Mamaqi. Aktori dhe prezantuesi i njohur, Ermal Mamaqi, vazhdon ta kujtojë mikun e tij të ndjerë, Floran Kondi. “Po të ishte gjallë, sot me 28 shkurt, Dr. Flori do të festonte ditëlindjen e tij të 36-të.

“Sot ditëlindja e Florit. I paharrueshëm…”, kishte shkruar Ermali në rrjetet sociale. Postimit të tij, ai ia ka bashkëngjitur një fotografi të përbashkët me këngëtarin e ndjerë. Kujtojmë që Dr.Flori ndërroi jetë më 17 nëntor 2014. Edhe artistja Aurela Gaçe shpesh herë e kujton Dr.Florin sidomos me këngët e tij.

Një status shumë prekës e ndoshta nga më i freskëti është ai në faqen e fansave të këngëtares Adelina Ismajli ku shkruan kështu për humbjen e nënës së saj: “Qenka shumë vështirë te gjesh vargje e të shkruash për një njeri që na dha shumë, qenka vështirë me fjalë të thuhet dhembja e mijëra fansave që kemi tani për humbjen e nënës Mona Ismaili. Ajo nuk ishte thjeshtë nëna e Adelinës, Emës e Zanfinës, ajo me kohë u bë shpirti yni i neve fansave që na u shëndrrua në një mikeshe të mirë. Mona kjo nënë heroike e cila me vështirësi dhe mund i dha skenës dy yje të cilat më vonë do ndriçojnë gjithë skenën shqiptare. Një simbol i fuçisë femërore që nuk u dorëzua asnjëherë dhe duroi shumëçka që vajzat e saja të kishin atë qe ato ënderronin. Ajo sot na la, sot e humbem këtë zonjë të madhe”.

Edhe këngëtarja tjetër e kësaj familje Zanfina Ismaili pak kohë më parë kishte ditëlindjen dhe festoi 30 vjetorin e saj të lindjes. Por këtë ditë të saj të lindjes Zanfina e kujtoi ndryshe nga vitet e tjera. Mes mallit dhe dhimbjes Zanfina përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram ajo ka publikuar një foto me nënën e saj e cila ndërroi jetë oak javë më parë. Foton e saj këngëtarja e ka shoqëruar edhe me një mbishkrim me fjalë të ndjera, ku shkruan për dashurinë që ka ndaj saj edhe pse nuk është më me të. “Sot është ditëlindja ime dhe saktë 15 ditë prej se shkove ti.. I jam lutur shumë Zotit që ti ta presësh ditëlindjen time me mu, por vullneti i Zotit ishte që ti të shkosh dhe të më lësh vetëm. Dhoma jote mbeti e zbrazët ashtu si shpirti im tani. Tash, siç ke qenë gjithmonë, je engjëlli im mbrojtës. Të dua mami më shumë se veten”, shkruan Zanfina.

Një tjetër këngëtare shumë “In” e skenës shqiptare Ronela Hajati na prek shpesh herë me postimin dhe kujtimin e saj për babain e ndjerë: “Janë bërë 3 vjet pa ty babush dhe nuk ka asnjë sekond që më iken bosh pa menduar për ty. Sa gjëra kane ndodhur këtë kohë, sa gëzime, mërzitje e unë të kam pasur vetëm ty inspirim për të kaluar gjithçka!”. Kështu shkruan mes tjerash këngëtarja Ronela Hajati duke kujtuar babain e ndjerë, e duke prekur shumë të gjithë ndjekësit e saj.

Edhë këngëtarja Beatrix Ramosaj ka humbur personin e shtrenjtë të familjes, babain e saj që tash e 5 vite nuk jeton më, mirëpo dashuria për babanë e ka shtyrë që ajo të shkojë dhe ta vizitojë Llapashticën gjatë këtyre ditëve. Ajo e kujton kështu atë: “Me babin gjithmonë kemi qenë shumë të lidhur, për çdo pushim takoheshim, ne shkonim te ai dhe ai na vizitonte shpesh. Ishte krenar për mua dhe për vëllanë që na shikonte duke studiuar, duke ecur përpara.

Para tre vitesh, në vitin 2010, babi im ndërroi jetë, ka qenë shumë e vështirë për mua vëllanë dhe nënën. Ishte koha kur unë sapo kisha filluar karrierën time muzikore, sapo kisha marrë pjesë te ‘Kënga Magjike’ dhe më lajmëruan që isha në gjysmë-finale. Isha shumë e mërzitur dhe nuk doja të vazhdoja më, por dëshira e babit tim më dha forcë të vazhdoja të realizoja ëndrrën time. Gjithmonë më thoshte: “Trixa ime do bëhesh e madhe një ditë”, dhe unë bëj gjithçka që ta bëj krenar babanë tim të ndjerë”, kishte thënë ajo në një intervistë kohë më parë.

Një tjetër artiste shumë e dashur për publikun shqiptar, apo gjysma e motrave Mustafa, Safete Mustafa, humbi kohë më parë bashkëshortin e saj. Ajo ia dedikoi një këngë mjaft të bukur atij, por edhe e kujton shpesh. Ja se çfarë ka shkruar kohë më parë në një psortim në Facebook duke e kujtuar të: “Sot lotët s’kanë të ndalur, u bënë 4 vite asnjëherë nuk u pajtuam me hubjen tënde. Ishe një bashkshort, baba, shok i përkryer sa mirë do ishte të ishim gjithë si ti. Nga udhëtimet e shumta u bëja nervoz ndonjë herë më thoje: Safi, jeta është e vështirë por e bukur duhet ta jetojmë si të jenë ditët e fundit, unë po vazhdoj edhe pse vështirë çdo sukses i imi në këngë më bën të lumtur sepse gjithmonë ke pasur dëshirë të jem në majat e toplistes. Vajzat ndjekin rrugën tënde, e di që dhe ti ndihesh mirë me sukseset tona. Unë do jem më e fortë se kurrë të ndjek këshillat tua. Me mall të kujtojmë Safi, Nika e Elsa”.

Ndërsa një tjetër artist i madh kohë më parë kishte thënë se “Kurrë nuk do të martohem. “Martesa jonë ka marrë fund më 23 shkurt, konkretisht para shtatë vjetëve, kur ka ndërruar jetë bashkëshortja ime. E, nuk do të martohem kurrë më, sepse nuk dua dikë tjetër në jetë, për hatër të dashurisë që kam ndier ndaj saj, për hatër të fëmijëve, familjes së gruas, që i dua dhe i çmojë shumë”, kishte thënë kështu këngëtari Ramadan Krasniqi. Dani ia ka kushtuar gruas së ndjerë edhe një baladë të bukur që u mirëprit me titull“Jeta pa ty”.

Këta ishin disa nga personazhet e njohura të cilët në disa momente dhe që lejohet përtej suksesit të madh bëhen edhe të dobët kur kujtojnë personat e dashur që kanë humbur.

Image
Image
Image
Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat