De Biasi mbush sot 60 vjeç, ja urimi i FSHF-së

Futboll

De Biasi mbush sot 60 vjeç, ja urimi i FSHF-së

Më: 16 qershor 2016 Në ora: 22:23
De Biasi

Trajneri i kombëtares sonë Xhani De Biazi, mbush sot 60-vjeç, dhe në këtë ditë të veçantë për të nuk mund të mungonte as urimi i FSHF-së.

Në faqen zyrtare të FSHF-së në rrjetin social “Facebook” është postuar një foto me mbishkrimin: “Trajneri i Kombëtares sonë Ganni De Biazi mbush sot 60 vjeç. Ai ka lindur më 15 qershor 1956 në Sarmed, Itali. Federata Shqiptare e Futbollit i uron shëndet dhe plot suksese”.

Xhani De Biazi e mori drejtimin e kuqezinjve në vitin 2011, pas largimit të tij nga  klubit italian i Udinezes. Për sa i përket vazhdimësisë së tij si trajner i Shqipërisë pritet të mësohet më shumë pas përfundimit të “Euro 2016”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat