Vazhdon debati parlamentar për impiçment për Ivanovin

Maqedonia

Vazhdon debati parlamentar për impiçment për Ivanovin

Më: 14 qershor 2016 Në ora: 10:32
Ilustrim

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë debatin lidhur me propozimin për ngritje të procedurës për konfirmim të përgjegjësisë së presidentit Gjorge Ivanov, të parashtruar nga deputetët e opozitës.

Debati për përgjegjësinë e Ivanovit filloi mbrëmë, ndërsa javën e kaluar Komisioni kuvendor e ka vlerësuar bazën e propozimit të deputetëve të LSDM-së dhe koalicionit, ndërsa i përkrahur nga deputetët e BDI-së.

Renata Treneska-Deskovska nga LSDM duke e arsyetuar Propozimin tha se arsye bazë për parashtrimin e nismës është mungesa e çfarëdolloj përgjegjësie dhe sjellja arbitrare e pushtetit aktual.

Me tërheqjen e abolimeve të dhëna Ivanov, siç tha, ka pranuar se gabon dhe se motivet e tij ishin të ngushta partiake, e jo shtetërore. Sipas Treneska-Deskovskës, procedura për impiçment është tërësisht kthim i parimeve të përgjegjësisë, drejtësisë dhe barazisë.

Kryetari i Komisionit kuvendor për vlerësim të bazës së Propozimit për ngritje të procedurës për konfirmim të përgjegjësisë së presidentit të Republikës së Maqedonisë, Zoran Ilioski tha se Propozimi për impiçment të Ivanovit të parashtruar nga deputetët e opozitës nuk është i bazuar.

“Presidenti i RM-së Gjorge Ivanov në kryerjen e detyrave dhe të drejtave të tij nuk e ka shkelur Kushtetutën dhe ligjet e RM-së”, potencoi ai. Ilioski tha se Kushtetuta nuk është shkelur sepse në nenin 84 e konfirmon të drejtën e presidentit të Republikës të japë falje në pajtim me Ligjin.

Sipas numrit të deputetëve të paraqitur pritet debati të zgjasë disa ditë. Për sjelljen e vendimit për fillim të procedurës para Gjykatës Kushtetuese për konfirmimin e përgjegjësisë së presidentit duhet të votojnë së paku 82 deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat