Kek me banane dhe krem djathi

Receta gatimi

Kek me banane dhe krem djathi

Më: 11 qershor 2016 Në ora: 17:07
Kek me banane dhe krem djathi

Përbërësit për një tavë drejtkëndëshe me gjatësi 28-30 cm:

120 gr gjalpë i butë

150 gr sheqer kaf

2 vezë 125 gr kos

3 banane të pjekura mirë

250 gr miell

1 bustin vanilje

1 lugë kafe sodë për ëmbëlsira

1 majë luge kripë

Gjysmë luge kanellë

80 gr lajthi të copëtuara

Për kremin sipër:

180 gr djathë Filadelfia

60 gr gjalpë në temperaturë ambienti

60 gr sheqer pluhur

1 lugë gjelle qumësht

Lajthi për zbukurim

Përgatitja:

1.Ndezim furrën në temperaturën 180 gradë.

2.Në robot rrahim sheqerin me gjalpin derisa të bëhen si krem. Shtojmë vezët një e nga një dhe vazhdojmë t’i përziejmë.

3.Shtojmë kosin, tri bananet e shtypura me pirun dhe vaniljen. I përziejmë me lugë druri.

4.Në një tas përziejmë miellin me sodën, kripën, kanellën dhe këto ia shtojmë tasit ku kemi përzierjen tjetër.

5.Shtojmë lajthitë dhe i përziejmë me kujdes. Brumin e hedhim në një tavë të lyer më parë me gjalpë e me miell. E pjekim në furrë për 60 minuta. E mbulojmë me letër alumini gjatë pjekjes, nëse është nevoja. E lëmë të ftohet në tavë, pastaj e heqim. Përgatisim kremin që do t’i hedhim sipër kekut. Në robot ose me rrahësin elektrik rrahim djathin me gjalpin derisa të bëhen si krem. Shtojmë sheqerin pluhur dhe e rrahim edhe për pak minuta. Shtojmë një lugë qumësht dhe vazhdojmë ta përziejmë për një minutë. Kremin e hedhim sipër kekut kur ai të jetë ftohur. Sipas dëshirës e spërkasim me copa lajthish të grira.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat