Ragip Begaj deklarohet i pafajshëm për keqpërdorim të detyrës

Prizreni

Ragip Begaj deklarohet i pafajshëm për keqpërdorim të detyrës

Më: 10 qershor 2016 Në ora: 16:18
Ragip Begaj

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, u deklarua i pafajshëm sot para gjykatës themelore në Gjakovë, për akuzën që i vihet në barrë nga Prokuroria Speciale e Kosovës, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ai para trupit gjykues u deklarua i pafajshëm sa i përket aktakuzës lidhur më shkëputjen në mënyrë të kundërligjshme të kontratës së punës për Shemsi Morinën që mbante pozitën e drejtorit të shkollës fillore “Ganimete Tërbeshi” në fshatin Astrazub në vitin 2014.

Në seancën ku u zhvillua procedura e provave në gjykimin ndaj kryetari të Malishevës, prokurori Haki Gecaj kërkoi që kryetari i Malishevës të shpallet fajtor, pasi që “me provat që gjenden në shkresat e lëndës do të vërtetohet fajësia e të akuzuarit”.

Në këtë shqyrtim në cilësinë e dëshmitarit, u dëgjua i dëmtuar i Shemsi Morina, i cili në pyetjen e prokurorit, se pse që i është ndërprerë marrëdhënia e punës, tha “arsyeje e vetëm ka qenë politike” ndërsa nuk ka pasur vërejtje më parë për punën e bërë nga komuna e Malishevës.

Ai tha se mbi një vit ka mbetur pa punë, por prej 1 qershorit është punësuar pedagog në 5 shkolla në komunën e Malishevës dhe kompensimin për kohën sa ka qenë pa punë e ka marrë nga komuna e Malishevës. Ai nuk kërkoi kompensim nga kryetari Ragip Begaj, transmeton kallxo.com.

Emrush Kastrati, avokati i kryetarit Begaj, tha për KALLXO.com, se klienti i tij është i pafajshëm, pasi që ai nuk merret me procedurat e shpalljes së konkursit, por janë organet kompetente që merren më këtë punë.

“Dihet çka menaxhon kryetari, vartësit e tij i kanë i kanë zbatuar të gjitha këto”, tha avokati Kastrati.

Seanca e ardhshme u caktua për 7 korrik, ku në cilësinë e dëshmitarit do të dëgjohen ish drejtori i arsimit në komunën e Malishevës, Blerim Thaqi dhe avokati publik i kësaj komune.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat