Deputeti Gjeloshaj riciklon fjalorin malazez në parlament (Video)

Maqedonia

Deputeti Gjeloshaj riciklon fjalorin malazez në parlament (Video)

Më: 9 qershor 2016 Në ora: 15:51
Nik Gjeloshaj

Deputeti i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj në koridorin e Parlmentit të Malit të Zi ka ricikluar sot faqet e Fjalorit të Akademisë malazeze të Shkencave dhe Arteve.

Gjeloshaj tha se, këtë e bëri në emër të të gjithë shqiptarëve, sepse në këtë fjalor fyhen shqiptarët, në mes tjerash termin “Albanizim” e përshkruan “imponim i gjuhës shqipe, kulturës dhe zakoneve popujve të tjerë”.

“Popullin që unë përfaqësojë përpos fyerjes në bazë nacoinale ky Fjalor i fyen edhe në bazë fetare”.

“Shpresoj që kjo letër e pa vlerë tani do t`i shpërbejë dikujt për të publikuar të vërtetën”, ka thënë Gjeloshaj.

Ai poashtu ka bërë me dije se nesër do të ketë takim me presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishanin si dhe do të kërkojë takim edhe me kryeministrin shqiptar, Edi Rama për t`iu paraqitur problemet për fjalorin dhe statusin e Malësisë.

 

 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat