Pas 8 muajsh Marshmallow është instaluar në 10 % të telefonëve Android

Teknologji

Pas 8 muajsh Marshmallow është instaluar në 10 % të telefonëve Android

Më: 8 qershor 2016 Në ora: 17:05
Marshmallow

Pasi u deshën katër muaj për të arritur adoptim prej 1 %, Android Marshmallow shpenzoi edhe katër muaj të tjerë për të arritur 10 % të tregut, të dhëna të cilat vinë nga uebfaqja e versioneve të platformës së Google.

Informacionet grumbullohen nga aplikacioni Google Play Store i cili është funksional që nga versionin 2.2 i Android dhe më lart. Kjo do të thotë se versionet më të vjetra nuk janë të përfshira në statistika e as paisjet që nuk kanë të instaluar Google Play si telefonët Android në Kinë dhe linja e tabletëve Amazon Fire.

Disa nga ndryshimet përgjatë periudhës Maj – Qershor janë si mëposhtë:

Android Marshmallow: rritje me 2.6 % në 10.1 %.
Android Lollipop: rënie me 0.2 % në 35.4 %
Android KitKat: rënie me 0.9 % në 31.6 %
Android Jelly Bean: rënie me 1.2 % në 18.9 %
Android Ice Cream Sandwich: rënie me 0.1 % në 1.9 %
Android Gingerbread: rënie me 0.2 % në 2.0 %
Android Froyo: 0.1 %
Klasifikimi i versioneve Android në bazë të numri të përdoruesve ngelet: Lollipop në vendin e parë, KitKat në vendin e dytë, Jelly Bean në vendin e tretë, Marshmallow në vendin e katërt, Gingerbread në vendin e pestë, Ice Cream Sandwich në vendin e gjashtë dhe Froyo në vendin e shtatë.

Pritet që Marshmallow të zërë vendin e tretë dhe me shumë gjasa edhe të dytin këtë vit. Ajo që ngelet e qartë është se pa mbërritjen e Android N, Marshmallow nuk do të dalë në krye të klasifikimit. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat