Pakistan: Nëna e ndezi të gjallë vajzën e saj për shkak të martesës

Azia

Pakistan: Nëna e ndezi të gjallë vajzën e saj për shkak të martesës

Më: 8 qershor 2016 Në ora: 13:43
Pamje pas një sulmi vetëvrasës në qytetin Lahore këtë vit

Zyrtarët e Pakistanit thonë se një grua është arrestuar pasi e ka ndezur të gjallë vajzën e saj për shkak se ajo refuzoi të martohej me një person të zgjedhur nga familja e saj.

Policia tha se vrasja ka ndodhur sot në pjesën lindore të qytetit Lahore dhe se nëna është arrestuar menjëherë.

Gruaja e dyshuar, Parveen Rafiq, ka pranuar se e ka lagur me benzinë vajzën e vet 18 vjeçare, Zeenat Rafiq, dhe ia ka vënë flakën, me ndihmën e djalit të saj, ka thënë zyrtari policor, Sheikh Hammad Akhtar.

Policia është në kërkim të djalit.

Dhuna kundër femrave nuk është e pazakonshme në Pakistan, kur afro 1 mijë femra për çdo vit vriten në të ashtuquajturat “vrasje të nderit”.

Mësuesja 19 vjeçare, Maria Bibi, ishte torturuar, lagur me benzinë dhe i ishte vënë flaka, muajin e kaluar, për shkak se kishte refuzuar të martohej me personin i cili ishte dyfish më i vjetër se ajo.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat