Veseli ka ftuar Bercow të vizitojë Kosovën (Foto)

Kosova

Veseli ka ftuar Bercow të vizitojë Kosovën (Foto)

Më: 7 qershor 2016 Në ora: 17:33
Kadri Veseli dhe John Bercow

Gjatë vizitës së Britani të Madhe, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka takuar kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, John Bercow.

Veseli ka thënë se bashkëpunimi ndërparlamentar, sundimin e ligjit si dhe investimet në fushën e ekonomisë përbëjnë fushë të interesit tonë të përbashkët.

“Kisha nderin që të takoj kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, z. John Bercow. Britania e Madhe ka qenë në krah të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës, në momentet më të vështira. Britania e Madhe kishte dhe ka rrol tejet të rëndësishëm në njohjen dhe forcimin e subjektivitetit të Republikës së Kosovës. Ne këtë e çmojmë dhe konsiderojmë vlerë të qëndrueshme dhe vullnet për thellimin e bashkëpunimit të mëtejshëm. Bashkëpunimi ndërparlamentar, sundimin e ligjit si dhe investimet në fushën e ekonomisë përbëjnë fushë të interesit tonë të përbashkët. Po ashtu, e ftova z. Bercoë të vizitojë vendin tonë, të shoh si zhvillohet shteti dhe demokracia jonë”, ka shkruar Veseli në Facebook./A.M.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat