Një fëmijë dhe një grua kanë mbetur të lënduar nga shembja e një shtëpie të vjetër në Prizren.
Dy të lënduarit janë dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal.
Shtëpia ndodhet në zonën historike të qytetit, derisa bëhet e ditur se autoritetet në Prizren kanë qenë të njoftuara edhe më herët se shtëpia paraqet rrezik për qytetarët për shkak të vjetërsisë së saj.