Polenta me kërpudha

Receta gatimi

Polenta me kërpudha

Më: 5 qershor 2016 Në ora: 00:44
Polenta me kërpudha

Përbërësit:

Miell misri

Hudhra 2 thelpinj

Një tufë majdanoz

Kripë, piper

Vaj ulliri

Gjalpë

Kërpudha të freskëta

Përgatitja:

Pastroni së pari kërpudhat nga pjesët që mund të kenë të dëmtuara dhe nga pjesa e bishtit që ka qenë në tokë. Pritini në feta të holla, së gjati. Ndërkaq vini për të zierë një litër e gjysmë ujë me kripë në të cilën do të hidhni miellin e misrit duke e përzier me një lugë druri për të shmangur krijimin e kokrrizave. Përziejeni deri sa të përftoni një masë homogjene jo shumë të trashë. Shtoni aty vaj ulliri dhe pak gjalpë. Rregulloni shijen me pak kripë dhe piper. Nga ana tjetër, kaurdisni kërpudhat me hudhrën dhe vajin e ullirit. Rregulloni me kripë e piper e në fund shtoni majdanozin e grirë. Një pjatë e thjeshtë, e ngrohtë e pa shumë shpenzime.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat