Martohet me axhën që t’ia trashëgojë pensionin e Zvicrës

Lajme

Martohet me axhën që t’ia trashëgojë pensionin e Zvicrës

Më: 3 qershor 2016 Në ora: 19:42
Ilustrim

Një grua me inicialet S.N nga Donje Dragovlje është martuar me axhën e saj 23 vjet më të vjetër me qëllim që të trashëgoj pensionin e tij, të cilin ky i fundit e kishte fituar duke punuar në Zvicër, shkruajn mediat serbe.

Këta dy janë martuar nëntë vjet më parë në Nish, gjë që ishte sekret deri para disa ditësh kur dikush dërgoi këtë çështje në polici.

Sa i përket rastit në fjalë, prokuroria ka deklaruar që nuk ka bazë për ndjekje penale.

Ndërsa, gruaja 50 vjeçare ka pranuar që u martua me xhaxhanë e saj vetëm për para.

“Ishte ideja e tij dhe nuk ishte e dhunshme. Është e vështirë të jesh nënë e vetme e dy fëmijëve të rritur që nuk janë të punësuar. Nuk jam as e para e as e fundit që ka arritur te përfitoj nga pensionet e dikujt”  ka deklaruar ajo.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat