Plagosi me armë 25-vjeçarin, arrestohet në flagrancë i riu

Kronikë e zezë

Plagosi me armë 25-vjeçarin, arrestohet në flagrancë i riu

Më: 3 qershor 2016 Në ora: 17:37
Ilustrim

Shtetasi Gazmend Peposhi është arrestuar në flagrancë nga policia pasi plagosi me armë zjarri një person në Durrës.

28-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri mëngjesin e sotëm shtetasin me iniciale R.Gj., 25 vjeç, banues në fshatin Arapaj.

Sherri mes dy të rinjve ndodhi pas një konflikti të momentit. I plagosuri ka marrë një plagë në këmbë, megjithatë ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Durrësit.

"Në vijim, nën kërcënimin e armës i ka marrë makinën një klienti i ndodhur në ato momente në servis dhe është larguar. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivat e policisë, duke bërë të mundur mbledhjen e provave, identifikimin e autorit dhe u vunë në ndjekje të tij. Në sajë të një pune në kohë rekord, kanë bërë të mundur kapjen e autorit në Kamzë së bashku më armën e krimit, i cili kishte planifikuar që të fshihej në Fushë-Arrëz. Në vijim të zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes uniformat blu kanë gjetur makinën tip “Audi” me targa AA 915 A.G., me të cilën ishte larguar autori nga vendngjarja, e braktisur në Shenavlash”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat