Pas pesë viteve, lirohet nga burgu Lube Boshkoski

Maqedonia

Pas pesë viteve, lirohet nga burgu Lube Boshkoski

Më: 3 qershor 2016 Në ora: 17:25
Lube Boshkoski

Sot rreth orës 14 është liruar Lube Boshkoski, i cili ka mbajtur burg 5 vjet.

Ai është burgosur më 5 qershor të viti 2011 përpara restorantit “Vodenica” për sipas akuzës, financim të paligjshëm të fushatës zgjedhore, ndërkaq më pas u dënua me 5 vjet.

Boshkoskit për këto 5 vjet i është lejuar vetëm 1 dit, që të merr pjesë në varrimin e nënës së vet.

Për lirimin e Boshkovskit anëtarët e partisë së tij ”Të Bashkuar për Maqedoninë” shumë herë kanë mbajtur protesta edhe atë para 3 muajve, por drejtori i burgut nuk ka lejuar që ai të lirohet. Nga partia e tij kanë akuzuar se ai me vetëdije po mbahet në burg me urdhër të krerëve të qeverisë.

Kundër Boshkoski, është edhe një proces gjyqësor i quajtur “Rover”, i cili dy herë është kthyer në gjykim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat