​26 vjeçarja rrëfen jetën me pesënjakët

Ndryshe

​26 vjeçarja rrëfen jetën me pesënjakët

Më: 6 maj 2016 Në ora: 10:09

Kim Tucci, 26 vjeçare, ka lindë pesënjakë, një djalë dhe katër vajza. Ajo kishte lindur në janar, por tani për herë të parë ka publikuar në rrjetet sociale fotografitë e fëmijëve të saj, të cilët i kishte përgatitur për një vizitë mjekësore tek pediatri.

Ajo kishte rreshtuar fëmijët e saj në karroca për fëmijë, për të cilët u deshën tri makina për t’i dërguar në vizitë mjekësore.

Tucci rrëfen se jeta nuk është e lehtë, kur duheni të kujdeseni për pesë fëmijë të njëjtës moshë përnjëherë.

Ata ushqejnë secilin nga fëmijët tetë herë brenda ditës, por pavarësisht angazhimeve, çifti shprehen më të lumtur se asnjëherë më parë.

“Askush nuk më beson që unë mund ta bëjë atë, por është hera e parë që unë ndihem krenare me vetën time dhe angazhimin me fëmijët”, rrëfen Tucci.

Tucci, e cila tashmë kishte dy vajzave burrin e saj Vaughn, tregon se shanset që të gjithë fëmijët të shpëtojnë ishin të vogla, por është mrekulli që të gjithë kanë mbijetuar dhe gëzojnë shëndet të mirë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat