Pamjet shokuese: Tre pitbullë sulmojnë një grua

Ndryshe

Pamjet shokuese: Tre pitbullë sulmojnë një grua

Më: 5 maj 2016 Në ora: 19:28

Një grua u plagos rëndë nga tre pitbullë, pasi ajo tentoi të mbronte qenin e saj.

27-vjeçarja, me origjinë nga Polonia, po shëtiste qenin e saj në një rrugë të Anglisë.

Katarzyna Urban tha se një çift rreth të tridhjetave po shëtiste pesë qentë e tyre.

Asnjëri prej tyre nuk ishte me litar.

Tre prej tyre ishin pitbullë dhe iu turrën qenit të saj, një bullmastif.

Ajo tentoi të ndalonte qentë pitbull, por ata iu kthyen asaj dhe e rrëzuan përtokë.

Ajo tentoi të mbronte kokën, ndërsa qentë e kafshuan në këmbë.

Gjatë sulmit, pronarët e qenve i thirrën disa herë, por nuk bënë asgjë për t’i ndaluar.

Kur sulmoi mbaroi, Katarzyna iu lut pronarëve të qenve të thërrisnin një ambulancë, pasi kishte plagë të thella në këmbë dhe po rridhte shumë gjak.

Por ata refuzuan ta ndihmojnë dhe u larguan.

Pak më vonë një kalimtar telefonoi policinë dhe ajo u dërgua në spital.

Qeni i saj, që u kafshua në incident, po e merr veten.

Policia tha se ka nisur një hetim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat