Ja pse ‘kërceni’ duke hyrë në gjumë

Ndryshe

Ja pse ‘kërceni’ duke hyrë në gjumë

Më: 5 maj 2016 Në ora: 18:52

Pas një dite të lodhshme dhe me stres, shtriheni për të bërë një sy gjumë. Por gjatë hyrjes në gjumë, vjen një moment ku trupi vendosë që papritur të ‘kërcejë’.

Kjo është diçka që ju ndodh të gjithëve dhe të gjithë janë kureshtarë të dinë pse – sipas kërkimeve në Google. Dhe përgjigja është kjo:

Lëvizjet e papritura ndodhin si pasojë e një fenomeni të njohur si gjendja ‘hypnogogic’ (momenti menjëherë pas hyrjes në gjumë).

Duke hyrë në gjumë, dy sisteme në tru balancojnë rolet e tyre në mënyrë që t’ju dërgojnë juve në pavetëdije.

Kur bini në gjumë, nivelet e serotoninit të neurotransmetuesve ulen në mënyrë që muskujt më të mëdhenj në trup të mbesin aktiv. Megjithatë, kontrolli mbi muskujt e vogël humbet, si përreth syve dhe në kyçe të duarve, që është arsyeja pse trupi ‘kërcen’, sipas DNews.

Teori të tjera sugjerojnë se ky kërcim ndodh më së shumti tek fëmijët, por shumica e njerëzve e përjetojnë atë. Megjithatë, disa nuk e vërejnë për shkak se janë të futur thellë në pavetëdije kur i godet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat