Përse lodra në park janë të rrezikshme për jetën e fëmijëve

Ndryshe

Përse lodra në park janë të rrezikshme për jetën e fëmijëve

Më: 3 maj 2016 Në ora: 19:11

Shilarëset dhe paralelet, janë lodra më të rrezikshme për fëmijët tuaj në park, sepse në këto të fundit është shumë i madh rreziku për t’u dëmtuar.

Një studim i ri në SHBA, ka regjistruar një rritje të rasteve të aksidenteve të fëmijëve gjatë viteve të fundit, pikërisht duke luajtur në këto lodra.

Kërkuesit kanë shqyrtuar të dhënat e aksidenteve të fëmijëve nën moshën 14 vjeç, që janë paraqitur në urgjencë, nga viti 2001 deri në 2013. Nga një mesatare e përgjithshme janë 215 mijë fëmijë në vit të lënduar në park, ku 10% e tyrë kanë patur trauma cerebrale.

Vëzhgimi ka dalë në përfundimin se dëmtimet në kokë kanë ardhur duke u rritur gjatë viteve, duke shkuar nga 23 në 100 mijë fëmijë në fillim të viteve 2000, në 48 në 2013.

Gjithashtu studimi zbuloi, se gjysma e fëmijëve me diagnozë me truama në kokë, ishte nga 5 deri në 9 vjeç, më së shumti djem.

“Lodrat në të cilat ndodhin më shumë aksidente, rezulton të jenë shilarëse dhe paralelet”, shpjegon Jeneita Bell, një prej autorëve të studimit.

Kjo e fundit thekson nevojën që prindërit të kenë kujdes në materialet që janë të prodhuara lodrat dhe që ato të jenë të duhura për moshën e fëmijëve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat