Vdes djaloshi i cili promovoi të shëronte kancerin me metoda interneti

Ndryshe

Vdes djaloshi i cili promovoi të shëronte kancerin me metoda interneti

Më: 3 maj 2016 Në ora: 15:46

Kina ka nisur një operacion të hetimit për kompaninë online Baidu, pas vdekjes së një studenti, i cili kishte provuar një terapi kundër kancerit, të cilën e kishte parë në internet.

Wei Zexi, i cili vdiq muajin e kaluar nga një formë e rrallë e kancerit, kishte kërkuar trajtim nga një spital që i ishte paraqitur ne krye të listës, gjatë kërkimeve të tij në internet.

Në një deklaratë për media, zyrtarët kinezë kanë raportuar se janë duke e hetuar çështjen, për çka edhe kanë nisur kërkimet e menjëhershme.

Para se të vdiste, vetë Wei publikisht kishte akuzuar Baidun se po promovon informacione të rreme mjekësore dhe po reklamon spitale të rremë.

Baidu si kompani kineze, e cila shërben si motor kërkimi, shpeshherë krahasohet edhe me kompaninë Google.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat