Pasagjerja vëren një aeroplan luftarak afër dritares së avionit (Video)

Ndryshe

Pasagjerja vëren një aeroplan luftarak afër dritares së avionit (Video)

Më: 1 maj 2016 Në ora: 19:08

Në këtë video do të shihni momentin kur një pasagjere që po udhëtonte nga Dubai për në Londër zbuloi një avion luftarak ngjitur me dritaren e saj.

Sipas “Daily Mail”, Sabrina Fawaz po udhëtonte me burrin e saj me një aeroplan të “British Airways” të shtunën, kur avioni kishte humbur përkohësisht komunikimin me kontrollin e trafikut ajror.

Në momentin që ai ishte futur në hapësirën ajrore, pranë tij ishin shfaqur dy aeroplanë të Forcave Ajrore hungareze.

Pasagjerja e cila po udhëtonte me aeroplan e kishte përshkruar momentin si shumë të sikletshëm duke shtuar se kishte menduar se “aeroplani ishte gati rrëzonte ata”.

Fawaz ka thënë për “MailOnline Travel” se “mendova se për një çast do na godiste”.

“Pashë nga bashkëshorti dhe i thashë “shiko nga avioni”. Është e vështirë të përshkruaj ndjenjat në atë moment. Në çast mendon vetëm diçka të keqe. Ishte e tmerrshme”, ka shtuar ajo.

Më pas gruaja ka kontaktuar me punonjësit e avionit dhe është komunikuar se “ndonjëherë ndodh një gjë e tillë, kur humbasin komunikimin me kontrollin dhe nuk kishte pse të shqetësohej”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat