Mësuesi shfaq film horror në orën e mësimit, pezullohet

Ndryshe

Mësuesi shfaq film horror në orën e mësimit, pezullohet

Më: 1 maj 2016 Në ora: 14:21

Një mësues amerikan është pezulluar nga detyra e tij pasi i ka treguar nxënësve të një gjimnazi një film horror në orën e mësimit. Bëhet fjalë për “Human Centipede 2”, një film që është ndaluar në disa vende të botës për skenat e tij shumë të rënda.

Filmi tregon historinë e 3 turistëve që kapen dhe qepen me njëri-tjetrin, duke formuar një shumëkëmbësh njerëzor.

Ende nuk është e qartë se pse ky film i vitit 2011 u është treguar gjimnazistëve të Merry High School, në Tenesi.

Drejtori i gjimnazit, Verna Ruffin, tha: “Kemi nisur një hetim të brendshëm. Është e papërshtatshme dhe e papranueshme”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat