Këmbësori për pak shpëton pa u shtypur nga motoçikleta (Video)

Ndryshe

Këmbësori për pak shpëton pa u shtypur nga motoçikleta (Video)

Më: 1 maj 2016 Në ora: 09:27

Në Mançester të Anglisë, një i ri ka qenë vetëm disa centimetra vdekjes, apo lëndimit serioz.

Motoçiklisti Chris Evans ka arritur të shmang në moment të fundit djaloshin, i cili ka kaluar nga trotuari në rrugë, pa shikuar fare.

Kamera në helmetë, e ka regjistruar momentin, kur motoçiklisti i ka kaluar pranë kalimtarit që kishte kufje në vesh, teksa mbante në kokë kapelën e bluzës.

Këtë regjistrim e ka publikuar Policia, që të ngritë vetëdijësimin nga rreziku që paraqesin makinat në lëvizje, kur këmbësorët janë të pavëmendshëm.

“Mos i mbani të dyja dëgjueset në vesh, sepse duhet të dëgjoni se çfarë po ndodhë rreth jush. Kur vendosi kapelë, kujdesuni që të mos iu bllokojë pamjen”, thuhet në përshkrimin e videos.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat