Mësuesja pushohet nga puna se tha fjalën “vaginë” në klasë

Ndryshe

Mësuesja pushohet nga puna se tha fjalën “vaginë” në klasë

Më: 29 prill 2016 Në ora: 17:48

Një mësuese e shkollës fillore në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila kishte përdorur fjalën “vaginë” gjatë një ore të historisë së artit, thotë se është larguar nga puna nga administrata e shkollës që ishte zemëruar për termin anatomik që ajo kishte përdorur para nxënësve.

New York Post shkruan se Allison Wint, një mësuese zëvendësuese në qytetin amerikan, Battle Creek, tha se ajo iu kishte treguar nxënësve të klasës së tetë riprodhime të pikturave të lules nga Georgia O’Keeffe – të cilat janë aludime të organeve gjenitale të femrës.

Wint tha: “Paramendojeni sikur të futeshit në një galeri ku [O’Keeffe] i ka shfaqur për herë të parë pikturat e veta, ‘A po shoh vagjina këtu në të vërtetë, a jam perverse?’ Ose unë jam perverse ose kjo grua ka qenë perverse’”.

Por, një zyrtar i shkollës ka thënë se Wint është shkarkuar se ka thyer rregullat e shkollës duke dalë nga kurrikula shkollore, si dhe për shkak se nuk e ka njoftuar drejtorin e shkollës paraprakisht se ajo do të fliste për polemika në artë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat