Oklahoma, seksi oral nuk është krim, kur viktima është e dehur

Ndryshe

Oklahoma, seksi oral nuk është krim, kur viktima është e dehur

Më: 28 prill 2016 Në ora: 20:30

​Një Gjykatë në Oklahoma të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka habitur prokurorët kur ka vendosur që ligji nuk kriminalizon seksin oral.

Vendimi erdhi pas një rasti për abuzim seksual, ndërsa Gjykata Penale e Apelit mori vendim unanim, duke mos e cilësuar si abuzim seksual seksin oral.

Çështja shkoi në Gjykatë, pasi një 17-vjeçar kishte marrë me vete një vajzë 16 vjeçare, me të cilën kishte konsumuar sasi të konsiderueshme alkooli. Vajza mbeti pa ndjenja kur përfundoi në spital dhe analizat treguan më vonë se ADN-ja e të riut u gjet në pjesën e këmbëve dhe në afërsi të gojës së vajzës.

Prokurorët e akuzuan të riun për përdhunim, por gjykata nuk e pa të arsyeshme akuzën. Vendimi i dhënë më 24 mars, pohon se prokurorët nuk mund të zbatojnë ligjin për viktimat që janë të alkoolizuar.

Gjykata pretendon se i riu nuk mund të kryej seks me dhunë në momentin që ishte i dehur. Prokurori tha se ishte i shokuar nga vendimi.

“Kuptimi i qartë i ‘sodomi’ me forcë me gojë, përfshin edhe rastin kur nj ë viktimë është tepër e dehur për të dhënë pëlqimin”, tha prokurori.

Nga ana tjetër, ekspertë ligjorë thonë se vendimi është një apel për të rinovuar ligjet në Oklahoma.

“Nuk kishte absolutisht asnjë provë të forcës ose duke bërë ndonjë veprim që detyronte vajzën për të kryer seks oral”, tha avokati mbrojtës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat