Ishte duke folur, hajduti ja merr celularin nga veshi te “Vasil Shanto” |VIDEO

Ndryshe

Ishte duke folur, hajduti ja merr celularin nga veshi te “Vasil Shanto” |VIDEO

Më: 28 prill 2016 Në ora: 07:54

Në kryqëzimin e rrugës “Vasil Shanto” në Tiranë ka ndodhur një vjedhje. Në videon e publikuar nga ‘Jeta osh qef’, në fillim duket një djalë ezmer që po ecën në rrugë. Më pas ai ndalon për të blerë cigare tek një shitës ambulant afër një fast food-i.

Hajduti ka qëndruar rreth dy minuta duke vëzhguar prenë e tij që e ka afër. Dy persona janë duke ngrënë ndërkohë që njëri prej tyre po fliste në telefon.

Hajduti ka përfituar nga situata dhe i ka vjedhur telefonin nga dora. Personat kanë vrapuar për ta ndjekur por duket se mundi u ka shkuar kot.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat