Serial-killer-i i maceve po trondit qytetin

Ndryshe

Serial-killer-i i maceve po trondit qytetin

Më: 26 prill 2016 Në ora: 22:14

Dy mace me koka të prera janë gjetur në të njëjtën ditë duke përhapur frikë te banorët e zonën e Croydon pranë Londrës në Britani, se serial-killeri i maceve ka goditur sërish.

Dy kafshët e gjora u gjetën pa koka të dielën, në zonën ku vrasësi serial i maceve ka vepruar vitet e fundit.

Ato janë vetëm viktimat e fundit të një seria vrasjesh, që ka përfshirë mbi 50 mace, të cilat janë gjetur të vrara në Croydon, duke bërë që policia të nisë një hetim.

Rescue shelter South Norwood Animal Rescue and Liberty thotë se vrasësi misterioz mund të ketë vrarë mbi 100 mace gjatë dy viteve të fundit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat