Pse xhinset kanë një xhep të vogël?

Ndryshe

Pse xhinset kanë një xhep të vogël?

Më: 26 prill 2016 Në ora: 17:30

Të gjithë kemi vënë re se xhinset kanë dy xhepa mbrapa, dy xhepa para dhe një të vogël në njërin prej xhepave që ndodhen para.

Shpesh ka lindur pyetje se për çfarë arsye është bërë një xhep aq i vogël duke qenë se nuk shërben për asgjë. Ekspertët e tekstileve i kanë dhënë një përgjigje këtij misteri. Renata Janoskova ka përmendur ikonën amerikane të xhinseve “Levi Strauss”, si një përgjigje për xhepin misterioz.

Sipas një postimi në blogun e tyre, xhepi është bërë për të mbajtur një orë xhepi. Xhinset janë dizenjuar para se dilnin smartphone dhe një orë xhepi ishte e domosdoshme.

“Në vitet 1800, kaubojsit i mbanin në zinxhirë apo edhe në jelek. Për të shmangur që orët të thyhen, Levi futi këtë xhep të vogël”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat