13 fakte të habitshme nga jeta e kafshëve

Ndryshe

13 fakte të habitshme nga jeta e kafshëve

Më: 26 prill 2016 Në ora: 09:26

Këlyshët meshkuj gjatë lojës me femrat, i lënë ato të fitojnë në shumicën e rasteve .

Një lugë mjaltë është rezultati i punës së bërë gjatë gjithë jetës nga 12 bletë.

Një luan në habitatin e tij nuk vret më shumë se 20 kafshë në vit për t’u ushqyer

Merimangat tarantula mund të jetojnë deri në dy vjet pa ushqim.

Orgazma e derrave zgjat 30 minuta.

Akrepat mund ta mbajnë frymën deri në gjashtë ditë.

Bretkosa më helmuese në planet është më e vogël se një centimetër dhe ka një lëkurë 200 herë më toksike se morfina.

Xhaguarët “drogohen” duke ngrënë rrënjë të bimëve halucinogjene. Kjo bën që t’u rritet aftësia për të gjuajtur.

80% e kafshëve të planetit janë insekte.

Balena blu prodhon tingullin më të lartë se çdo kafshë tjetër. Me një fuqi prej 188 decibel, zëri i saj mund të dëgjohet deri në 800 km distancë.

Një elefant mund të ndiejë praninë e ujit në largësi 3 milje.

Krokodilët i zëvendësojnë dhëmbët e humbur. Gjatë gjithë jetës, ata ndërrojnë rreth 3 mijë dhëmbë.

Delfinët kanë më shumë kujtesë se çdo kafshë tjetër në planet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat