Gjatë muajit të kaluar, një grua është detyruar nga burri të dilte e zhveshur rrugëve të New Yorkut, kur temperatura ishte -4 gradë Celsius.
Jason Melo e kishte rrahur gruan e tij para syve të vajzës së tyre trevjeçare, e më pas e ka turpëruar publikisht, sepse ajo i kishte dërguar një mashkulli disa fotografi provokuese.
Për veprimin që ka bërë 24-vjeçari, ka dalë para gjykatës dhe po akuzohet për dhunë, kërcënim dhe rrezikim të mirëqenies së fëmijës, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, Melo i ka hedhur poshtë këto akuza, duke thënë: “Ajo e ka merituar. Do të ja bëja sërish”.
Ai pretendon se gruaja tij, dy vite më e re se ai, e kishte tradhtuar më një tjetër dhe se “këtë e meritojnë tradhtaret”.
Derisa anën e tij po e mbajnë shumë njerëz, organizata të ndryshme për mbrojtjen e të drejtave të grave, po e akuzojnë rëndë.
Detyrimi, që një grua të ecëm e zhveshur nëpër rrugë, po konsiderohet si një veprim shumë poshtërues.