Mjekët i japin 9 muaj jetë, ia “hedh” kancerit me vaj kanabisi

Ndryshe

Mjekët i japin 9 muaj jetë, ia “hedh” kancerit me vaj kanabisi

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 16:30

Një i sëmurë me kancer të trurit thotë se ia ka dalë ta ndalojë përparimin e sëmundjes me një trajtim të veçantë. Britanikut Kieran McCrory-t, mjekët i kishin dhënë vetëm nëntë muaj jetë, por ai vendosi të trajtohej vetë, pasi pa se ishte i pashpresë.

Pasi përdori për një vit vaj kanabisi, mjekët i thanë se tumori i tij kishte ndaluar së rrituri dhe në kushte të tilla nuk kishte nevojë për trajtim.

Kieran tani shpreson se me këtë mënyrë trajtimi mund të reduktojë masën tumorale, në mënyrë që më pas t’i nënshtrohet kimioterapisë.

“Praktikisht tumori ka ndalur së rrituri. Pra nuk po përhapet”, thotë ai, duke shtuar se “thjesht dua të jetoj. Nuk po i bëj keq njeriu. Nuk shes drogë dhe nuk drejtoj një fabrikë droge. Do ta përdor këtë vaj deri në fund të jetës time. Dua të bëhem 80 vjeç”.

38-vjeçari është diagnostikuar me tumor në tru dy vite më parë. Pasi iu nënshtrua një operacioni dhe trajtimit me rreze, ai nuk pa përmirësim dhe vendosi të provonte vajin e kanabisit.

Por në Britaninë e Madhe, përdorimi i marijuanës për qëllime mjekësore është i paligjshëm. Aktualisht, Qendra Kërkimore Britanike për Kancerin po kryen dy studime që analizojnë efektet e marijuanës te sëmundja e rëndë.

Kanabisi klasifikohet si drogë e tipit B në Britani, por derivate të tij po përdoren për të trajtuar pacientët me sklerozë të shumëfishtë.

Ndërsa në SHBA, përdorimi i vajit të kanabisit është i ligjshëm në 23 shtete nga 50. Në shumë shtete të tjera pritet legalizimi i tij.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat