5 fakte interesante për zemrën e burrave që me siguri nuk i dini

Ndryshe

5 fakte interesante për zemrën e burrave që me siguri nuk i dini

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 14:41

Sipas një studimi të publikuar në gazetën e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë, ka 5 zakone që burrat mund të bëjne për të zvogëluar rrezikun që mund të kenë nga sulmet në zemër.

1.Meshkujt që nuk pinë duhan e ulin rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës me 36 për qind.

2.Ata që pinë dy ose më pak pije alkoolike në ditë, e ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 11 për qind.

3.Meshkujt që ecin për 40 minuta ose më shumë çdo ditë, ose angazhohen të paktën 1 orë duke u ushtruar, kanë
rrezik 3 për qind më të ulët për të vuajtur nga problemet e zemrës.

4.Ata që konsumojnë një dietë të pasur me fruta, perime, bishtajore, arra, qumësht të reduktuar në yndyrë, drithëra, peshk, kanë 18 për qind më pak rrezik për të pësuar atak në zemër.

5.Burrat të cilët kanë perimetër beli më të vogël janë më pak të prirur (12 %) për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat