Atletet që mbushin telefonin derisa ju ecni

Ndryshe

Atletet që mbushin telefonin derisa ju ecni

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 13:37

Harxhimi i baterisë derisa jeni duke shëtitur nëpër qytet është një problem i përditshëm i pronarëve të telefonave

Këto atlete të mençur duket se e kanë gjetur ilaçin për këtë problem, pasi një grup i Universitetit të Wisconsin-Madison kanë krijuar në palë atlete që kanë kapacitet të mbushin baterinë e telefonit derisa ju ecni.

Atletet “InStep NanoPower” posedojnë teknologjinë që përdorë energjinë kinetike të gjeneruar nga ecja dhe atë energji e përdorë për mbushjen e telefonave të mençur, transmeton Koha.net.

Ato kanë kapacitet që të krijojnë energji deri në 10 watt për metër katror, mjaftueshëm për të mbushur telefonin tuaj me 2 watt.

Fatkeqësisht prototipi i këtyre prototipave ende nuk është komercializuar, prandaj nuk mund të blihen.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat