Turistja përdor pasaportën si letër higjienike

Ndryshe

Turistja përdor pasaportën si letër higjienike

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 12:05

Një turiste britanike nuk është lejuar të hyjë në Tajlandë, pasi kishte përdorur faqet e pasaportës së saj si letër tualeti.

Sipas medieve ndërkombëtare, Faye Wilson u kthye mbrapsht nga policët e kufirit, pasi gjetën disa faqe që mungonin. Ajo thotë se i ka përdorur kur ka qenë e dehur. Gjithashtu, turistja u përpoq të justifikohej duke thënë se si “i kishte humbur”.

“Ishim duke shkuar nga një lokal në tjetrin dhe më duhet të shkoja në tualet, po nuk kishte letër. Mund të mungojnë dy ose tre faqe. Isha pak e dehur dhe kështu që nuk mendova për pasojat”, ka thënë ajo.

Wilson tashmë është kthyer në shtëpinë e saj në Lake District. Ajo kishte planifikuar të kalonte një muaj në Tajlandë para se të niste një punë 1-vjeçare në Australi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat