Babai me vajzën zbulon një kafkë në oborr, historia do ju rrëqethë

Ndryshe

Babai me vajzën zbulon një kafkë në oborr, historia do ju rrëqethë

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 08:12

Një baba amerikan, që kishte vendosur të rinovonte shtëpinë e tij, mbeti i shokuar kur zbuloi një kafkë të varrosur në oborr.

Bashkë me vajzën e tij, ai po bënte disa gërmime në kopshtin e shtëpisë.

“Duhej të restauronimin shtëpinë. Fillimisht na duhej të fiksonim akoma më shumë themelet. Gjithçka po shkonte mirë, derisa nisën të shfaqen fragmentet e një kafke. Ishte një kafkë njerëzore, ndërsa dhëmbët ishin të bardhë si perla,” shkruan ai në Imgur.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe pas analizave u konfirmua se ishte një kafkë njerëzore.

Por jo vetëm kaq.

Babai mësoi të vërtetën e tmerrshme: Shtëpia e tyre ishte ngritur mbi një varrezë të vjetër.

Njerëzit ishin varrosur aty prej vitit 1840 deri në vitin 1872.

Policia u ka kërkuar studiuesve të një universiteti aty pranë të dërgojnë arkeologë për studime.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat