Zhduket 30 vjet më parë dhe harron se kush ishte, më pas ndodh mrekullia!

Ndryshe

Zhduket 30 vjet më parë dhe harron se kush ishte, më pas ndodh mrekullia!

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 21:25

Një kanadez i cili ishte zhdukur 30 vjet më parë, pasi kishte pësuar papritmas amnezi, raportohet se i është kujtuar identiteti i tij, dhe besohet se së shpejti do të ribashkohet me familjen e tij, raportojnë mediat kanadeze.

Edgar Latulip, ishte 21-vjeç kur para 30 viteve u zhduk nga shtëpia e personave me nevoja të veçanta në provincën e Ontarios. Ai më pas kishte hipur në autobus, ku kishte pësuar lëndime në kokë, nga e cila sipas policisë ka humbu kujtesën.

Latulip për dekada të tëra kishte jetuar afër ujëvarës Niagara me identitet tjetër, para se të fillonte të përjetonte rikthimin e kujtesës. Ai këtë gjë ia kishte shpjeguar edhe një punëtoreje sociale, duke i përmendur mbiemrin Latulip. Dhe pasi që ajo e kontrolloi këtë mbiemër, konstatoi se dekada më parë ishte raportuar zhdukja e një personi me këtë mbiemër.

Dhe falë testit të ADN-së është konfirmuar identiteti i vërtetë i Edgar La Tulip. Nëna e tij Silvia Wilson, ka deklaruar për të përditshmen kanadeze “Record”, se është shokuar kur dëgjoi lajmin për të birin e saj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat