Ujku gjigant puth punëtoren e parkut

Ndryshe

Ujku gjigant puth punëtoren e parkut

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 20:59

Kur një ujk ju afrohet në fytyrë, kjo është një arsye e mirë për tu tmerruar.

Por punëtorja e parkut të kafshëve të egra Danielle nuk e ka aspak problem këtë kur luan me ujkun 8 vjeçar, Kekoa.

Video e publikuar nga Qendra Colorado Wolf and Wildlife tregon se si ujku gjigant puth punëtoren në fytyrë teksa luan me të në dëborë.

“Ai është një djalë i ri me një personalitet të ëmbël dhe i pëlqen t’i përshëndesë vizitorët me puthjet e tij,” – shkruhet në biografinë e ujkut në website-in e qendrës.

Kekoa peshon 53 kg dhe është 3 metra i gjatë.

I postuar në Facebook klipi ka marrë rreth 7 milionë klikime.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat