Mamaja e katër fëmijëve vret veten, ja mesazhet emocionale në Facebook

Ndryshe

Mamaja e katër fëmijëve vret veten, ja mesazhet emocionale në Facebook

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 20:53

Mamaja e 4 fëmijëve është hedhur nga një lartësi e konsiderueshme duke vrarë veten, pasi ju hoqën fëmijët në një hetim gjyqësor për një çeshtje që ajo pati me një të droguar.

Ajo u gjet nga një motoçiklist në një rrugë në fund të një ure pranë shtëpisë saj, në Blackburn, në Lancs. Disa orë para se të vriste veten, Rayson ka postuar një mesazh në Facebook ku shkruhej:

“Naten natën, të gjithëve. Unë e kam pasur atë. Dua të me kthehen përsëri fëmijët e mi por unë jam një dështake.”

Ajo vdiq tre ditë më vonë në spital nga plagët e shumta duke lënë pas fëmijët Ebony(20-vjeç), Atlanta(16-vjeçe), Kai, 13 dhe Rylee, tre.

Mesazhet që ajo kishte postuar disa ditë para vdekjes së saj zbulojnë shkallën e vuajtjes të mamasë së katër fëmjëve.

Ajo shkroi: ”Nëse unë vdes, do t`i ninteresoje dikujt kjo? Fëmijëve të mi po. Kjo është kaq e vështirë kur humbet gjithçka. Unë nuk kam një jetë. Thjesht dua të më kthehen fëmijët e mi.”

Nëna shtoi: ” E ulur si një zombie në një shtëpi të madhe bosh. Du të më rikthehet jeta ime. Jam një deshtake e vërtetë. Ndihem si nëna më e keqe.”

Këto kanq qenë disa nga mesazhet dëshpëruese të gruas e cila nuk e përballoi ndarjen nga fëmijët, duke i dhënë fund jetës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat