36-vjeçarja që u martua me veten

Ndryshe

36-vjeçarja që u martua me veten

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 15:55

36-vjeçarja nuk kishte nevojë për një dhëndër që ta priste atë në altar për t’u martuar. Natalie Adams, e diagnostikuar me kancer, vendosi të bënte një ceremoni martesore solitare shumë të bukur në kishën pranë shtëpisë së saj.

“Me djalin e saj në krah, ajo festoi me fustanin e bardhë në praninë e miqve dhe familjarëve”, shkruan “Daily Mail”. Ajo po festonte për momentet më të bukura që kishte pasur në jetë, me njerëzit e saj më të dashur.

“Gjithmonë kam dashur të martohem. Nuk doja të hiqja dorë nga ëndrra ime vetëm për faktin se nuk kisha partner. Vendosa që kjo ditë të ishte vetëm për mua”, shpjegon Adams.

36-vjeçarja është shprehur: “Nuk e di sa do të jetoj, por dua të shijoj çdo moment të jetës dhe dua të plotësoj çdo dëshirë që kam”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat