Jaguari i shkatërruar për skrap, pas tremijë orëve të punës intensive – u bë milionëshe! (Foto)

Ndryshe

Jaguari i shkatërruar për skrap, pas tremijë orëve të punës intensive – u bë milionëshe! (Foto)

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 22:02

Në Cernay të Francës, është gjetur vetura simbol e viteve të ‘60-ta të shekullit të kaluar, e demoluar dhe e ndryshkur.

Vetura e rrallë, Jaguar E-Type, për vite me radhë ka qëndruar në ambient të hapur, ndërsa është shfrytëzuar nga zogjtë që kanë krijuar fole në të.

Classic Motor Cars of Bridgnorth, e kanë marrë këtë veturë që ishte bërë metal skrapi dhe ia kanë kthyer lavdinë që e kishte dikur.

Në këtë veturë janë bërë intervenime të mëdha, duke filluar nga pjesa jashtme, meqë është dashur një konstrukt tjetër, por pa e humbur formën që e ka pasur.

Në enterier janë vendosur pjesët origjinale nga veturat Jaguar, por ka edhe pjesë tjera të përshtatura.
Kjo veturë që e ka të njëjtin pronar që ka viti 1965, pritet të dal së shpejti në ankand, por nuk bëhet e ditur se sa do të kushtojë.











Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat