Babai dëgjon të bijën në telefon teksa po ndërron jetë

Ndryshe

Babai dëgjon të bijën në telefon teksa po ndërron jetë

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 16:29

Një baba ka dëgjua në telefon të bijën 25-vjeçare duke vdekur, pasi ishte goditur nga një plumb qorr.

Aaren O’Conner ishte brenda në makinën e saj, pranë apartamentit ku jeton në Çikago dhe po fliste me babanë, David. Në ato momente u qëllua nga një plumb qorr.

Gjatë bisedës, ajo thoshte vazhdimisht “më dhemb koka”, por asnjëri nuk po kuptonte se çfarë po ndodhte, derisa ajo nuk foli më.

Ngjarja ka ndodhur të premten. Ajo ishte zhvendosur në këtë qytet për të qenë më pranë të dashurit.

“Nuk e kuptova se po realizoja bisedën e fundit me bijën time,” tha David. Ai mësoi se çfarë i kishte ndodhur të bijës kur e informoi i dashuri i saj, Carlos.

Sipas mediave ndërkombëtare, ajo u gjet pa ndjenja në makinë dhe u dërgua në spital, ku vdiq të dielën. O’Connor tha se vajza e tij ishte një njeri i mrekullueshëm dhe se ishte krenar që e bija ishte donatore organesh.

“Aaren ishte një 25-vjeçare e bukur, inteligjente, e kujdesshme, plot pasion dhe një punëtore e zonja. Ajo e donte familjen dhe miqtë e saj. Kishte një sens të madh humori, i pëlqenin aventurat dhe merrte përgjegjësi”, u shpreh babai i viktimës.

“Por ishte thjesht në vendin e gabuar në kohën e gabuar. Bota humbi një njeri fantastik,” tha babai i saj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat