Si të mos harxhoni para kot?

Ndryshe

Si të mos harxhoni para kot?

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 00:50

Gjërat në të cilat s’duhet harxhuar shumë para Të gjithë pendohemi për harxhimet e panevojshme që i bëjmë. Jo vetëm që jemi të rrethuar me gjëra joshëse për t’i blerë, mirëpo gjithcka që na joshin për të blerë është aq lehtë e qasshme sa e ke vetëm një buton apo “klik” kartele larg. Për t’ju ndihmuar të bëni shpenzime.

Revista amerikane Busniess Insider, ka radhitur disa nga gjërat në të cilat mund të ndaloni së harxhuari paratë kot.

Tatimet në Bankomate

Tatimet në “bankomante” janë një mënyrë e të shpenzuarit kot së koti. Duhet të mundoheni që t’i shmangni ndalesat për të tërhequr para në një bankomat që është larg bankës ku jeni klient.

Blerja e produkteve me “emër”

Nëse doni që të kurseni para, mos shpenzoni në produkte me emër të madh pa nevojë. Paguani më shtrenjtë vetëm për gjërat që janë tepër të rëndësishme për ju.

Blerja e ushqimeve të panevojshme

Në Amerikë, shtëpitë e hedhin në plehra 15% deri në 25% të ushqimit që e blejnë. Duhet të keni një strategji e gjithmonë ta planifikoni mirë se në çka duhet të harxhoni.

Të ngrënit në restorante

Të drekoni ose darkoni në restorant në ndonjë rast të veçantë për ju është krejtësisht në rregull. Mirëpo do ta dëmtoni shumë buxhetin tuaj nëse këtë gjë e bëni në baza ditore. Të hani në shtëpi është edhe më e shëndetshme për trupin tuaj edhe për buxhetin po ashtu.

Blerjet impulsive

Supermarketet, dyqanet e rrobave e shumë të tjera janë të dizajnuara që t’ju bëjnë të harxhoni më shumë. Para se të harxhoni para për ëmbëlsira apo një bluzë më shumë në garderobën tuaj, kursejini ato para për ndonjë qëllim më madhor.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat