Emiratat Arabe krijojnë Ministrinë e Lumturisë

Ndryshe

Emiratat Arabe krijojnë Ministrinë e Lumturisë

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 23:42

​Kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) njoftoi se vendi i tij do të krijonte Ministrinë e Lumturisë, si pjesë e planit me të cilin dëshiron edhe një riorganizim të madh të qeverisë.

Kryeministri, sheiku Mohammed bin Rashid Al Maktoum deklaroi se ministrat do të ndjekin tashmë një politikë të ideuar mirë në drejtim të krijimit të mirësisë sociale dhe kënaqësisë.

Ai gjithashtu tha se në përbërjen e re të qeverisë do të krijohet edhe Ministria e Tolerancës.

“Qeveritë duhet të jenë fleksible. Nuk kemi nevojë për më shumë ministri, por për ministra të aftë që do të përballen me ndryshimet. Dëshirojmë qeveri të re dhe fleksibël që do të plotësojë aspiratat e njerëzve tanë të rinj dhe të realizojë ambiciet e popullit tonë”, tha sheiku Mohammed.

Në profilin e tij në Twitter, Mohammed shkroi se “ministri i Shtetit për Tolerancën do të promovojë virtytet e tolerancës si bazë të vlerës shoqërore në Emiratet e Bashkuara Arabe”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat