Shkojnë tek varri i të afërmit, brenda tij gjejnë një njeri të gjallë |VIDEO

Ndryshe

Shkojnë tek varri i të afërmit, brenda tij gjejnë një njeri të gjallë |VIDEO

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 23:24

Një familje braziliane kishte shkuar në varrin e një të dashuri të tyre, kur diçka e pazakontë iu tërhoqi vëmendjen. Në fakt ata kishin vënë re disa njolla gjaku mbi pllakën e varrit, i cili edhe ishte lëvizur.

Pasi kishte besuar se bëhej fjalë për një akt vandalizmi, njoftuan zjarrfikësit dhe këta të fundit bënë një zbulim të jashtëzakonshëm.

Një burrë 33 vjeç, u gjet i varrosur për së gjalli, me një sërë plagësh në të gjithë trupin. Operacioni i shpëtimi u filmua nga televizionet, dhe videoja u bë virale në internet.

Ngjarja ka ndodhur javën e kaluar në varrezat e Campos dos Goytacazes, të Brazilit. Autoritetet thonë se burri ka qëndruar në varr për të paktën disa ditë. Ai është transportuar me urgjencë në spital dhe u identifikua. Është një banor i zonës, por identiteti i tij nuk është bërë i ditur.

Përveç plagëve të shumta në trup, në trupin e tij janë gjetur edhe shenja intoksikimi. Hetuesit janë ende duke punuar për të kuptuar se çfarë ka ngjarë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat