Mësueses i ndalohet kontakti me fëmijët, kreu marrëdhënie seksuale me nxënësen e saj

Ndryshe

Mësueses i ndalohet kontakti me fëmijët, kreu marrëdhënie seksuale me nxënësen e saj

Nga: Arben Sylejmani Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 10:35

Një mësueseje të shkollës i është ndaluar për të parë fëmijët e saj, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një nga nxënëset e saj.

Laura Garrigus, nga Karolina e Veriut, është arrestuar dje me akuzën se ka pasur një marrëdhënie seksuale për disa muaj me një student femër të moshës 17 vjeçare.

30 vjeçarja, mama e tre fëmijëve ka dhënë dorëheqje nga kolegji “Cumberland International Early College”, pas lajmit për raportet e saj me studenten 17 vjeçare.

Sipas raporteve, vajza adoleshente e ka raportuar Garrigus në polici.

Mësuesja tani më është ngarkuar me katër akuza për marrjen e lirive të turpshëm me një studente dhe dy akuza të shkeljes seksuale me një studente.

Si pasojë e arrestimit të saj ajo nuk është e lejuar që të ketë kontakt me fëmijët nën moshën 18 vjeç.

Kjo përfshin edhe ndalimin e takimit me dy djemtë dhe vajzën e saj./Bota sot

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat