Matilda, macja që duket si jashtëtokësore (Foto)

Ndryshe

Matilda, macja që duket si jashtëtokësore (Foto)

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 07:57

Matilda është një mace shumë e njohur në rrjetet sociale. Macja 2 vjeçe ndiqet nga 18 mijë fansa në Instagram.

Ajo që e bëri kafshën një fenomen në internet, është forma e syve, të cilët janë shumë të mëdhenj e ngjajnë si ato të një alieni.

Për fat të keq Matilda vuan nga një sëmundje e rrallë, mungesa e kolagjenit dhe plagët në sy nuk i shërohen. Ky shqetësim e bën që të duket si jashtëtokësore dhe praktikisht macja është e verbër.

Historia e Matildës ka prekur zemrat e shumë njerëzve, të cilët përmes agjencisë, “GoFundMe”, po përpiqet që të mbledhë fonde për të paguar kurat okulistike të këtij felini “alien”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat