Miliarderi shpëton nga taksat falë … djallit

Ndryshe

Miliarderi shpëton nga taksat falë … djallit

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 14:02

Lordi Jeffrey Archer ka qenë autor bestseller dhe deputet. Tanimë ka gjetur një metodë shumë kreative për të shpëtuar nga taksat: duke bërë një pakt faustian me një muze

Thonë se djalli fshihet në detaje.

Kështu ndodhi edhe me deklarimin e taksave të Lordit Jeffrey Archer.

Për të reduktuar barrën e taksave, ai i dhuroi një muzeu jo më pak se një statujë të Satanit.

Statuja prej bronzi, e lartë 80 centimetra, tregon djallin një një moment melankolik.

Ajo është vepër e autorit Jean-Jacques Feuchere.

Archer, një ish-deputet, autor bestseller dhe multimilioner, ia dhuroi veprën muzeut Ashmolean në Oksford.

Lordi përdori të ashtuquajturën skemë “Dhuratat Kulturore”, që u lejon njerëzve të bëjnë donacione të veprave të artit, duke zvogëluar tatimin mbi të ardhurat ose fitimet kapitale deri në 30 përqind të veprës së artit.

Archer ka kursyer deri në 48 mijë sterlina me këtë veprim, raporton Financial Times.

Muzeu e falenderoi për këtë donacion fisnik.

Kjo nuk është hera e parë që emri i Jeffrey Archer lidhet me temat e ferrit.

Në vitin 2000 ai u dënua me katër vite burg për dëshmi të rreme.

Gjatë kohës së burgut shkroi tre libra: “Purgatori”, “Ferri” dhe “Parajsa”, i frymëzuar nga ‘Komedia Hyjnore’ e Dantes.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat