Rrethojnë kopshtin me pjesë të kukullave, për një arsye të mirë (Foto)

Ndryshe

Rrethojnë kopshtin me pjesë të kukullave, për një arsye të mirë (Foto)

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 10:18

Ky kopsht që ndodhet në një pjesë periferike të Auclandit në Zelandë të Re, ngjanë me një skenë të frikshme nga filmat horror.
Megjithëse është bizare dhe e pazakontë, krijuesit e kësaj rrethojë me pjesë të kukullave, pretendojnë se e bëjnë për një arsye të mirë.

Barnie Harfleet dhe Donna Turtle, e kanë filluar këtë ‘stolisje’ para tre vitesh, për të ngritur vetëdijen e njerëzve, lidhur me abuzimin dhe injorimin që u bëhet fëmijëve.

Në shufrat që e rrethojnë kopshtin e tyre, janë vendosur koka, trupa, duar dhe këmbë nga kukulla të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Me këtë lloj ‘arti në shenjë proteste’, nuk po pajtohen të gjithë, sepse po e konsiderojnë si të tepruar dhe ofendues.

Megjithatë, gati të gjithë kalimtarët e rastit, ndalen të bëjnë fotografi me këto pjesë kukullash.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat