Ky 107-vjeçar tregon sekretin e jetëgjatësisë

Ndryshe

Ky 107-vjeçar tregon sekretin e jetëgjatësisë

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 10:47

Në Ribadavia të Spanjës, jeton një burrë që para shtatë vitesh ka mbushur një shekull jetë.
Antonia Docampo Garcia jeton edhe sot e kësaj dite, ndërsa për çdo ditë pi nga dy shishe verë në drekë dhe dy në darkë.

Pronari i vreshtave që ndodhen në pjesën veriore të vendit, beson se shëndeti tij i përkryer është falë sasisë së verës që pi.

La Voz de Galicia raporton se ai mund të pi nga një litër e gjysmë verë njëherësh, ndërsa kurrë nuk pi ujë.

Mirëpo, duhet pasur parasysh dy gjëra: Së pari, Decampo pi vetëm verë organike, pa kemikale, të prodhuar me kujdes nga kompania e tij. Së dyti, mjekët thonë se katër shishe verë në ditë mund të ju shkurtojnë jetën, e jo të ju ndihmojnë për të bërë tërë këto vite.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat